You are on page 1of 2

Ardhje e Shales ne Dukagjin me 1570

Kohet e fundit neper shume shkrime per ardhjen e fisit te Shales ne Dukagjin jepet viti 1570 si viti I
ardhjes ne zone, prandaj ne mungese te dokumentave te shkruar qe vetetojne apo kundershtojne ardhjen
e Shales me vitin 1570, do marrim ne analize dy regjistime te popullsise se kesaj zone. I pari eshte Defteri i
regjistrimit të sanxhkut të Shkodrës i vitit 1485 i bere nga autoritetet turke pas pushtimit te vendit
dhe i dyte eshte Relacionin i Stefan Gospari i vitit 1671, i bere nga nje prift katolik si relacion drejtuar
Vatikanit.

Siç jepet nga regjistrin turk me 1485 ne zone ishin 6 fshatra me 79 shtepi gjithesaj. Emertimi Shale nuk
ishte emri i gjithe zones por vetem emri i nje fshati i cili kishte 11 shtepi .

Ne relacionin e Gosparit te 1671 ne zone ishin tashme vetem 2 fshatra me 45 shtepi gjithsej. Edhe ne kete
relacion ndonse kane kaluar 186 vjet nga regjistrimi turk , emri Shale eshte akoma i lidhur me emrin e nje
fshati dhe nuk eshte akoma emeri i zones, por ajo qe bie ne sy ne kete relation eshte Largimi i Mavriqit,
vendbanim vendas ne Kalane e Dakajve, fis historik ne luginen e Shales qe u largua ne gjysmene dyte te
shek XVIII si pasoje presionit te ushtruar nga fisi i Shales dhe i disa fshatrave te tjere qe jane zhdukur si
fshati Fusha ne Thethin e sotem banoret e ketij fshati, banore vendas jane larguar nga zona dhe fshati
zhduket si vendbanim, por ripopullohet nga pjestare te fshatit Shale (Dednikaj)mbas rreth 15 vitesh (1688
ne harten e Kornelit jepet Thethi i sapo bere fshat), fshati Radine ka mundesi te kete qene vendbanim
vendas ne lagjen Radoje ne fshatin e sotem te Gimajve, si ne rastin e Fushes edhe ne kete rast ky fshat
pasi eshte shpopulluar , ripopullohet pas pak kohesh me banor te rinj , por ne kete rast banore e rinj nuk
jane nga fshati i Shales, por jane fisi i Gimajve qe vendosen ne kete vend nga fundi i shek. XVII dhe fillimi i
shek. XVIII. Ky shpjegim mbeshtetet dhe nga tradita gojore e banorve te zones.

Fshati Bob ka nje ecuri “normale” demografike dhe ka kaluar nga 5 shtepi ne 11 shtepi, dhe sipas tradites
gojore ky fis vendas ka qendruar ne zone nen mbrojteje e fisit te Shales.

Fshati Bazari i Lepoviça ose Lopçi siç quhet sot ne ndryshim nga fshtrat e tjere qe jepen te larguar
plotesisht, ndonse nuk jepet ne relacionin e Gosparit nuk eshte zhdukur si vendbanim por nje pjese e
popullsise eshte larguar , kurse pjesa tjeter qe ka qendruar ne zone dhe u be pjese e fshatit te Shales dhe
jane Lopçi i sotem ne fshatrat Breglum e Abat.

Fshati Shale eshte rritur nga 11 shtepi ne 1485 ne 32 shtepi me 1671 por 32 shtepive te vitit 1671 u duhet
hequr numri i shtepive te Lopçit qe nuk jan larguar nga zona. Realisht ne Shale me 1671 jane rreth 25
shtepi. Ashtu si dhe Bobi ne harkun kohore te 186 viteve eshte pak me shume se dyfishuar, kjo rritje e ulte
lidhet me kushtet e veshtira social-ekonomike qe kalonte zona, gjendja e e vazhdueshme e luftrave qe
zhvillonte zona kryesisht kunder turqve, gjakmarrja, etj.

Gjate kesaj periudhe gati 2 shekullore kemi nje rritje te vogel te popullise dhe nuk behet fjale per ardhej te
popullsive te tjera as ne 1570 e as ne data te tjera ne kete interval kohor. (1485-1671), shalenjanet kane
ardhur o perpara vitit 1485 o pas vitit 1671.

Defteri i regjistrimit të sanxhkut të Shkodrës i vitit 1485.

Emrat më 1485 Emrat sot Familje 1485


Bazari Lepoviça Lopç 30

Pop Bob 5

Shalë Shalë 11

Mavriq Nënmavriq 20

Fusha Theth 7

Radinë Radojë 6

Krahina Shale 79

Relacionin i Stefan Gospari i vitit 1671.

Nr. Katundi Shtëpi

1 Shala 32

2 Bobi 13

Krahina Shale 45

You might also like